Madhësia e organit gjenital, ja në çfarë vendi renditen burrat shqiptarë

Daily Mail ka publikuar një hartë që zbulon madhësitë mesatare të organit gjenital të meshkujve në të gjithë botën.

Rezulton se meshkujt në Ekuador kanë organin gjenital më të madh në botë ndërsa meshkujt në Kamboxhia më të vogël.

Burrat ekuadorianë kanë një gjatësi mesatare të organit prej afro 17.6 cm, thonë të dhënat.

Image

Lista e shteteve

Ndërsa burrat kamboxhianë kanë një madhësi mesatare prej më pak se 10 cm.Shqiptarët nuk bëjnë pjesë në dhjetëshen e parë, por ama ia kalojnë britanikëve dhe amerikanëve.

Burrat shqiptarët kanë një gjatësi mesatare prej afro 14 cm.

Britania vjen në vendin e 68-të me madhësinë e organit prej 13,1 cm dhe Amerika është në vendin e 60-të me 13,5 cm.

Australia u rendit e 43-ta me një madhësi mesatare prej 14.46 cm.

Për të zbuluar se cilat vende kanë organet gjenitale më të mëdha, studiuesit në Gjermani shqyrtuan më shumë se 40 studime të fundit që përfshinin mijëra burra. Ekipi nxori të dhëna për madhësinë mesatare të organit gjenital të burrave nga gati 90 vende, me matjet që ishin verifikuar në mënyrë të pavarur.

Vendet evropiane me madhësinë më të madhe të organit janë Holanda në vendin e nëntë me 15.7cm, Franca e 11-ta me 15.7 cm dhe Italia e 19-ta me 15.2 cm.

Story i mëparshëm

I shkaktuan 7 mln euro shtetasve gjermanë, SPAK jep pretencën për 13 të akuzuarit, ja sa vite burg kërkoi për kreun e grupit

Story i radhës

Enea Koliqi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Të fundit nga