made in china frenat e suv it te ri te xiaomi perfshihen nga flaka 68647283bc86f

“Made in China”, frenat e SUV-it të ri të Xiaomi përfshihen nga flaka

July 2, 2025
1 minut lexim

Xiaomi ka qenë në rritje kohët e fundit, veçanërisht pas performancës mbresëlënëse të modelit SU7 në Nürburgring dhe 289,000 paraporosive për SUV-in e ri YU7.

Por tani një video është bërë virale që ka tërhequr shumë vëmendje.

Videoja u shfaq të premten dhe tregon YU7 Max në një pistë garash me frenat e tij në flakë.

Është një SUV i nivelit të lartë me 682 kuaj fuqi (691 kW) dhe 866 Nm çift rrotullues. Një fuqi e tillë kërkon edhe frena të fuqishme, sepse në një moment makina duhet të ngadalësojë ose të ndalet, shkruan Carscoops.

Në video, shihien teknikë që qëndrojnë disa centimetra larg flakëve në frena, ndërsa njëri prej tyre mat temperaturën.

Sipas pajisjes që ai po përdor, pllakat e frenave kanë arritur 619 gradë Celsius.

Xiaomi shpjegon se frenat morën flakë për shkak të “materialit organik në pllaka”.

Ata thonë se është “krejtësisht normale” që frenat të kalojnë 600 gradë Celsius dhe se kjo nuk është problem sepse, pretendojnë ata, vazhduan të punonin pa probleme.

Xiaomi pretendon se shoferi i makinës nuk i përdori frenat siç duhet. Modeli YU7 Max është i pajisur me një sistem “Master Mode” që lejon rritjen e rikuperimit të energjisë.

Kur aktivizohet ky modalitet drejtimi, frenat klasike përdoren dukshëm më pak sepse sistemi i rigjenerimit mund të ofrojë një forcë ngadalësimi deri në 0.2 G.

Megjithatë, duket se ky YU7 i veçantë mbështetej vetëm te frenat. Meqenëse automjeti peshon rreth 2-3 ton, nuk është për t’u habitur që frenat ishin të ekspozuara ndaj një ngarkese të lartë, shkruan Carscoops.

Kjo nuk është hera e parë që makinat Xiaomi kanë pasur probleme me frenat e tyre.

Në fund të vitit të kaluar, dy limuzina të ndryshme SU7 u përfshinë në aksidente të rënda pasi frenat e tyre dështuan plotësisht.

Këto raste, me sa duket, lidheshin me komponentët e frenave që nuk ishin të destinuar për përdorim në pistën e garave. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tentativa e dyte e osmanit per dalje nga ngerci neser takim koke me koke me lideret e partive politike 686471cf1305d
Lajmi i mëparshëm

Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike

aleksandar dugin filozofi i putinit vuciqit i ka ardhur fundi legjitimiteti i tij eshte zhdukur 686472bf49cb6
Lajmi i radhës

Aleksandar Dugin, filozofi i Putinit: Vuçiqit i ka ardhur fundi, legjitimiteti i tij është zhdukur

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë