Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike

July 2, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të tentojë për herë të dytë të ndikojë në zhbllokimin e ngërçit politik në të cilin ka hyrë vendi pas dështimve për konstituim të Kuvendit.

Ajo ka ftuar në takim liderët e partive politike në përpjekje për të gjetur një rrugdalje nga bllokada që po vazhdon tash e disa muaj.

E para e vendit ka planifikuar dy ditë takime me liderët e partive politike në vend.

Ditën e parë takimet i ka rezervuar për partitë politikë shqitare, ndërsa të enjten, Osmani i pret në takim liderët e partive nga minoritetet.

Të gjithë liderët e partive politike i janë përgjigjur pozitivisht takimit të thirrur nga presidentja Osmani.

Ndryshe nga hera e parë, këtë herë Osmani do t’i takojë ‘veç e veç’ liderët e partive.

Takimet janë planifikuar të nisin ditën e mërkurë në ora 10:00 dhe do të përfundojnë në ora 16:00, për të vazhduar edhe ditën e enjte.

Të parin në takim do ta pres kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të vazhduar pastaj me Memlin Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

Partitë politike ende nuk po arrijnë pajtim për konstituimin e Kuvendit, edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon përfundimin e këtij procesi brenda 30 ditësh.

Kushtetuesja vendosi të enjten se seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së largu për 30 ditë.

Megjithatë, partitë kanë dhënë interpretime të ndryshme rreth këtij vendimi dhe as takimi i kryetarit të VV-së, Albin Kurti, me liderët e partive të tjera të shtunën nuk solli ndonjë rezultat. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

Të fundit nga

Pas Beyonces, edhe Katy Perry ngec në skenë

Katy Perry përjetoi një moment paniku gjatë një koncerti në Australi, kur topi gjigant metalik ku ishte ngjitur nisi të anohej rrezikshëm. Ajo u kap fort pas strukturës, ndërsa stafi ndaloi gjithçka
ShkoLartë