Macron zhvillon bisedën e parë telefonike me Liz Truss.
Presidenti francez Emmanuel Macron foli për herë të parë në telefon me kryeministren e re britanike Liz Truss, njoftoi zyra e presidentit francez.
Presidenca franceze deklaroi se Macron dhe Truss ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin.
Në njoftim thuhet se të dy zyrtarët u fokusuan në mbështetjen e Ukrainës dhe si t’i përgjigjen pasojave të konfliktit për sigurinë ushqimore dhe çmimet e energjisë.