​Macron rrit epërsinë ndaj Le Pen para raundit të dytë të zgjedhjeve

April 18, 2022
1 minut lexim

Emmanuel Macron rifitoi njëfarë vrull mbi kandidaten presidenciale të ekstremit të djathtë Marine Le Pen, ndërsa Franca hyn në javën e fundit para zgjedhjeve presidenciale që mbahet këtë të diel.

Dy sondazhe të publikuara sot treguan se epërsia e Macron ndaj Le Pen u rrit pak.

Ai do të mposhte lideren nacionaliste me 56%-44% në balotazhin e së dielës, sipas një sondazhi të kryer nga Ipsos-Sopra Steria për France Info dhe Le Parisien.com.

Macron përballet me një garë të ngushtë kundër Le Pen, me të dy kandidatët që nxitojnë të tërheqin votuesit që mbështetën kandidatin e ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon në raundin e parë.

Macron u zotua t’i jep fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile gjatë një mitingu të fushatës në Marsejë të shtunën, në një përpjekje për të fituar mbi votuesit e krahut të majtë.

Ndërkohë, Le Pen po përballet me akuzat se ajo dhe anëtarët e partisë së saj Rally National kanë keqpërdorur qindra-mijëra euro fonde publike kur ajo ishte deputete e Parlamentit Evropian, midis 2004 dhe 2017.

Ipsos-Sopra Steria anketoi 1.682 të rritur në internet nga 15 deri më 18 prill, me një diferencë gabimi prej 3.2 pikësh. Ifop-Fiducial anketoi 3.015 të rritur në internet nga 14 deri më 18 prill, me një diferencë gabimi midis 1.4 dhe 3.1 pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sabiani tregon arsyen pse nuk ishte te festa e ditëlindjes së Monikës

Story i radhës

Lufta e Rusisë në Ukrainë vë në udhëkryq tranzicionin global të energjisë

Të fundit nga

ShkoLartë