​Macron paralajmëron ndërprerje të energjisë në Francë

December 3, 2022
1 minut lexim

Presidenti francez Emmanuel Macron u tha sot francezëve të “mos panikosen” në rast ndërprerjesh të mundshme të energjisë elektrike gjatë dimrit, në një intervistë me rrjetin vendas TF1.

Ai shtoi nga SHBA, se sipas planit të qeverisë, ndërprerje të tilla të energjisë mund të evitohen nëse “konsumi reduktohet me 10 përqind”, shkruan rrjeti AFP.

“Mos u panikosni! Qeveria po punon që të përgatitet për rastet ekstreme, kur mund të nevojitet ndërprerja e energjisë për disa orë gjatë ditës, nëse na mbarohet”.

“Është normale që qeveria të përgatitet pasi nganjëherë ndodh dhe e pamendueshmja”, shtoi Macron.

Ai shtoi më tej se francezët “duhet të kursejnë energjinë elektrike”.

“Nëse të gjithë bëjnë kujdes, kam besim se me punonjësit e kompanisë elektrike do ta kalojmë këtë periudhë. Kjo varet nga ne, nuk është për panik, por për përgjegjësi”.

Macron dha paralajmërimet e tij nga New Orleans në SHBA, qyteti që po viziton për të promovuar lidhjet franko-amerikane dhe gjuhën frënge.

Macron tha se ishte takuar me pronarin e ri të rrjetit Twitter, Elon Musk të cilit i shprehu shqetësimet e BE për platformën e fuqishme.

“Politika transparente për përdoruesit, moderimi i përmbajtjeve dhe mbrojtje e lirisë së fjalës, janë ato që kërkohen nga BE për Twitter,” komentoi Macron pas takimit.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Spitali modular Tetovë / Ka filluar heqja e mbetjeve

Story i radhës

Suedia ekstradon në Turqi anëtarin e grupit terrorist PKK/KCK

Të fundit nga

ShkoLartë