Macron kundërshton përdorimin e termit “gjenocid” për të përshkruar mizoritë ruse në Ukrainë

April 13, 2022
1 minut lexim

Presidenti francez Emmanuel Macron refuzoi t’i përshkruante veprimet ruse në Ukrainë si “gjenocid” në një intervistë televizive me transmetuesin publik France 2, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

I pyetur nëse ai, ashtu si presidenti amerikan Joe Biden, do të përdorte termin “gjenocid” për vrasjen e ukrainasve nga ushtria ruse, Macron tha: “Unë do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sot sepse këta dy popuj [rusët dhe ukrainasit] janë vëllezër”.

“Dua të vazhdoj të përpiqem, sa më shumë që të mundem, për të ndalur këtë luftë dhe për të rindërtuar paqen. Nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës i shërben kësaj kauze,” shtoi ai.

“Ajo që mund të themi me siguri është se situata është e papranueshme dhe se këto janë krime lufte. Ne po jetojmë përmes krimeve të luftës që janë të paprecedentë në tokën tonë – tokën tonë evropiane”. tha Macron.

Presidenti francez, i cili aktualisht kandidon për rizgjedhje, vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e Francës me Ukrainën për të hetuar krimet e supozuara të luftës.

“Rusia ka filluar në mënyrë të njëanshme një luftë jashtëzakonisht brutale, tani është vërtetuar se ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe tani duhet të gjejmë ata që janë përgjegjës”, tha Macron.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shteti hungarez bëhet aksioner në ALBtelecom dhe ONE

Story i radhës

Si t’i bëni enët nga makina të jenë gjithmonë të thata

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë