Macron e përgëzon Truss pavarësisht përplasjeve për termet “mik apo armik”

1 minut lexim

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka uruar Liz Truss pasi është zgjedhur për të drejtuar Britaninë e Madhe.

Macron theksoi se Franca është gati të punojë së bashku me të si aleate dhe mike.

Duke folur gjatë një konference për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Macron tha se Franca dhe Britania e Madhe “kanë të njëjtat vlera, një histori miqësie, ne përballemi me sfida të përbashkëta”.

Kjo vjen pas komenteve të diskutueshme të Truss për liderin francez, kur ajo tha se “juria është jashtë” në përgjigje të një pyetjeje nëse ai është “mik apo armik” i Mbretërisë së Bashkuar.

Pas këtyre komenteve, Macron paralajmëroi për “probleme serioze” për marrëdhëniet Francë-Britani, por këmbënguli se Mbretëria e Bashkuar mbeti një aleate pavarësisht gabimeve të herëpashershme të bëra nga udhëheqësit e saj, shkruan BBC.

Story i mëparshëm

Godet akademik Izet Zeqiri: Gjysma e studentëve shqiptarë magjistrojnë në administrim biznesi dhe juridik!!!

Story i radhës

Kovaçevski: Varet nga ne se sa shpejt do ta përfundojmë procesin e negociatave dhe anëtarësimit në BE

Të fundit nga