Macron dhe kryeministri britanik bisedë telefonike për zhvillimet në Gaza

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak në një bisedë telefonike diskutuan mbi zhvillimet në Gaza dhe ndikimin e konfliktit Izrael-Palestinë në rajon, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra kryeministrore e Britanisë thuhet se Macron dhe Sunak diskutuan për vendimin e ushrisë izraelite për të zgjeruar operacionin e saj ushtarak kundër Gazës.

Dy liderët theksuan rëndësinë e hyrjes së ndihmës humanitare urgjente në Gaza si dhe ranë dakord për të punuar së bashku për sigurimin e mbështetjes jetike për ujë, ushqim dhe ilaçe si dhe për të siguruar evakuimin e të huajve.

Macron dhe Sunak shprehën shqetësimet e tyre për përhapjen e tensioneve në të gjithë rajonin dhe Bregun Perëndimor si dhe informuan njëri-tjetrin për bisedimet që kanë zhvilluar me liderët e vendeve të tjera.

“Kryeministri Sunak dhe presidenti Macron janë të një mendimi për rëndësinë se është e nevojshme që në rend dite të jetë nevoja për të ardhmen afatgjate të rajonit dhe kryesisht për zgjidhjen me dy shtete”, thuhet në deklaratën e Zyrës kryeministrore.

Më tej në deklaratë pretendohet se “Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez” dhe se dy liderët do të vazhdojnë të jenë në kontakt me njëri-tjetrin dhe liderët e rajonit.





Story i mëparshëm

A dënohen mjaftueshëm ndotësit e ajrit? Stojkovski: Padia e vetme është për djegien e kallamit në Liqenin e Ohrit

Story i radhës

Banorët në Durrës konfliktohen me sende të forta me përfaqësuesit e kishës

Të fundit nga