Kylian Mbappe bëri të ditur pak ditë më parë se ai nuk e ka përcaktuar ende të ardhmen e tij, por që shumë shpejt do të vendosë.
Sulmuesi francez ka kohë që lidhet me një kalim te Real Madridi si lojtar i lirë, mirëpo sipas lojtarit ende nuk ka asnjë marrëveshje me askënd.
Sipas asaj që raporton gazetari Romain Molina, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Emiri i Katarit janë duke tentuar ta bindin Mbappen që të qëndrojë te Paris Saint-Germain.
Sulmuesin e nxit dëshira që të luajë për klubin më të trofeshëm në histori të futbollit, ndërsa mund të tundohet edhe nga një marrëveshje milionash nga ana e klubit parisien.
Por, Mbappe ka bërë të ditur se ai nuk dëshiron që të nxitohet me vendimin për të ardhmen e tij dhe pret që të merr një vendim së shpejti.
Kontrata e tij skadon në fund të muajit qershor, andaj do të jetë i lirë të përzgjedh klubin e tij të ri.