Një prej përditësimeve më të rëndësishme të MacBook Air M2 është jashtë laptopit. Si pjesë e prezantimit, Apple zbuloi se versioni MacBook Air me grafika me 10 bërthama vjen me një karikues 35-vat që ka dy porta USB-C.
Kështu për të karikues një pajisje tjetër përveç laptopit, përdoruesit nuk kanë pse të zënë një prej portave të MacBook Air por ta lidhin direkt tek adapteri.
Është një lajm i mirë sidomos me MacBook Air që ka vetëm dy porta USB-C në dispozicion të cilat tashmë mund ti shfrytëzoni për kontektivitet dhe jo karikim pajisjesh.
Por nëse një përdorues nuk dëshiron konektivitet të shtuar, Apple do të ofrojë një adapter 67-vat që karikon MacBook Air në 50% për 30 minuta. Ky adapter vjen me modelin bazë 14-inç të MacBook Pro.
Adapteri 35-vat me dy porta USB-C është listuar “së shpejti” në faqen e Apple dhe do të shitet për 59 dollarë. /PCWorld Albanian