Alexis Mac Allister ka folur rreth të ardhmes së tij, e cila është në qendër të spekulimeve ditëve të fundit.
Pas paraqitjeve të mira me Argjentinën në Kupën e Botës “Katar 2022”, mesfushori nisi të lidhet me një largim nga Brighton Hove & Albion në afatin kalimtar të janarit.
Mac Allister u rikthye sot në stërvitje në Brighton dhe ai pati një pritje heroike nga shokët e tij të skuadrës, teksa foli edhe rreth të ardhmes së tij.
“Ndihem shumë mirë me këtë klub dhe bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë ata që punojnë këtu”, ka thënë 23-vjeçari, përcjell “BBC Sport”.
“Përpiqem të mos lexoj shumë lajme. Jam shumë i lumtur këtu dhe nuk kam nxitim të largohem. Jam i fokusuar në ndeshjen e radhës me Brighton”, deklaroi Allister.
Alexis Mac Allister me klubin anglez ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.