Lypsarët e rrugës, së fundmi janë shndërruar në shitës tullumbacesh

December 28, 2024
min lexim

Shkup, 28 dhjetor – Lypsarët e rrugës së fundmi janë shndërruar në shitës tullumbacesh. Janë të moshave të ndryshme por kryesisht fëmijë. Më të riun që takuam duke shitur, tha se ishte vetëm 11 vjeçar.

– Gazetari: Sa kushton një tullumbace?
– Fëmija Shitës: 50 denarë
– Gazetari: Sa shite deri tani?
– Fëmija Shitës: 20 copë deri tani
– Gazetari: Sa vjeçar je?
– Fëmija Shitës: 11 vjet
– Gazetari: A shkon në shkollë?
– Fëmija Shitës: Po, shkoj.
– Gazetari: Te detyron ndonjë apo vetë shet?
– Fëmija Shitës : Vetë dal

Mënyra tjetër e keqpërdorimit të fëmijëve është edhe ajo që në temperaturat nën zero, kryesisht fëmijë të mitur janë shndërruar në artist të rrugës dhe argëtojnë qytetarët me darabukë në qendër të Shkupit.

Por a është ky lloj grupi i mirë organizuar dhe a bëhet fjalë për një grup i cili keqpërdorë dhe keqtrajton fëmijët, kryesisht të përkatësisë nacionale rome, dhe detyron fëmijët që të dalin në rrugë dhe të kërkojnë lëmoshë në forma të ndryshme. Ilija Jovanoviq nga Organizata “Ndërtojmë Ardhmërinë” ka një përgjigje.

“Nga cila moshë janë në rrugë? Nga koha kur janë foshnjë e deri në moshën 17 apo 18.”

Si fëmijë, Ilija është rritur ne jetimore. Tani ka familje dhe kujdeset për tre fëmijët e tij. Me hapjen e organizatës së tij të quajtur “Ndërtojmë Ardhmërinë” ai është me i zëshmi që lufton këtë dukuri.

“Nga një fëmijë fitojnë nga 50 deri në 100 euro në këtë periudhë. Dhe sa përfundojnë tek fëmijët? Nga këto para tek fëmijët shkojnë nga 30 deri në 50 denarë siç e konfirmojnë fëmijët. Dhe në fund një dajak të mirë nga ana e organizatorëve, shefave të tyre dhe siç thash policia po tenton që të vendose fund në këtë dukuri”, deklaroi Ilija Jovanoviq – Nga Organizata “Ndërtojmë Ardhmërinë”.

Nga MPB thonë se po ndërmerren masa në vazhdimësi dhe aktivitetet për të shuar këtë fenomen. Kryesit e veprës ndalohen në stacionin policor rajonal ose në vend u lëshohet urdhër për kryerjen e veprës penale nga neni 24 i Ligjit për veprat kundër prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Nga atje thonë se në bashkëpunim me Qendrën Ndër komunalë për Çështje Sociale, Ministria e Brendshme ndërmerr masa dhe aktivitete kundër lypsarëve.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gashi i reagon BDI-së: Në takim me kryeparlamentaren shqiptare, fjalimi është mbajtur në gjuhën shqipe dhe maqedonase

Të fundit nga

​Sa paguhen policët në Evropë?

Niveli i pagave bruto të policëve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, varion nga 699 euro në Bullgari në 5761 euro në Danimarkë. Të dhënat i referohen një punonjësi policie 35-vjeçar

Parma i shkakton humbje Monzës

Skuadra e Parmës ka arkëtuar tre pikë të mëdha. Vendasit e mposhtën me rezultat 2:1 skuadrën e Monzës.  Për Parmën shënuan Hernani (56′), Valenti (90+8′) dhe për Monzën shënoi Pereira (85′). Mari
ShkoLartë