lvv ja kerkoi marreveshje politike a eshte i gatshem kurti per kompromis 680666d5dd166

​LVV-ja kërkoi marrëveshje politike, a është i gatshëm Kurti për kompromis?

April 21, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse janë të gatshëm për të bërë kompromis politik sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Pas dështimit të serishëm të konstituimit të Kuvendit, ku nga LVV-ja u kërkua arritja e një marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit, Kurti nuk foli për mediat kur u pyet nga KosovaPress nëse do të bëjnë ndonjë kompromis me partitë të tjera parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

LVV-ja ka propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, mirëpo e njëjta dy herë me radhë nuk mori votat e nevojshme në vazhdimin e seancës më 19 prill.

Ndërkaq, në seancën e sotme emri i saj për kryetare të legjislativit nuk u hodh fare në votim, pasi siç u tha situata nuk ka ndryshuar.

Seanca për konstituimin e Kuvendit ka nisur më 15 prill, ndërkaq betimi i deputetëve është bërë më 19 prill.

Pas betimit, hapi i radhës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit që do të shënonte konstituimin e organit legjislativ si dhe do t’i hapte rrugë votimit të qeverisë së re.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

tragjedia ne gjirokaster prokuroria nis hetimet shkak nuk eshte bullizimi 68065d37387c4
Story i mëparshëm

Tragjedia në Gjirokastër/ Prokuroria nis hetimet: Shkak nuk është bullizimi…

brazili shpall 7 dite zi kombetare per vdekjen e papa franceskut presidenti njerezimi humbi sot nje ze respekti 68066e18ab765
Story i radhës

Brazili shpall 7 ditë zi kombëtare, për vdekjen e Papa Françeskut, Presidenti: Njerëzimi humbi sot një zë respekti

Të fundit nga

ShkoLartë