Qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv, është pa energji këtë mëngjes, pasi bombardimet ruse vazhduan në ditën e dytë, përcjell Bota sot.
Përditësimi u konfirmua nga kryebashkiaku i qytetit Androy Sadovyi.
Dëshmitarët raportuan se dëgjuan tre shpërthime në Lviv pak pas orës 12:00 me orën lokale.
Qyteti kishte përjetuar ndërprerje dhe probleme të furnizimit me ujë pas sulmeve me raketa ruse të hënën.
Sulmet janë raportuar edhe në Zaporizhzhia të martën, ku të paktën një person ka vdekur.