Luzha: Insistimi për nënshkrim të marrëveshjes, strategji e Kurtit për blerje kohe

October 22, 2024
1 minut lexim

Njohësja e çështjeve politike, Besa Luzha nuk pret që gjatë këtij mandati kryeministri Kurti të bëjë hapa përpara sa i përket draftstatutit të Asociacionit.

Madje ajo ka vlerësuar se insistimi i Kurtit për nënshkrim të marrëveshjes bazike të Brukselit, është strategji për zvarritje për të ecur përpara në këtë çështje.

“Ky insistimi i nënshkrimit mund të jetë një lloj arsyetimi për të mos ecur përpara në zbatimin ani pse Qeveria jonë ka thënë se është e gatshme ta zbatojë në plotëni. Kërkesa për nënshkrim mund të jetë një përpjekje për zvarritje sidomos sa i përket vendimit për Asociacionin, mund të ketë një lloj blerje kohe. Unë nuk e shoh se tash mund të ndodhë, edhe pse O’Brien e kërkojë që kjo është çështja që duhet të ecet përpara”, ka thënë ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.

Luzha ka thënë kjo mund të ndodhë pas zgjedhjeve kur Kurti merr një legjitimimet të ri apo edhe ndan pushtetin.

“Mund të ndodhë që Qeveria Kurti i vazhdon diskutimet…e blenë kohën që pas zgjedhjeve ose të rimarrë një legjitimitet të plotë që të ketë një mundësi që të jetë korrekt para votuesve të tij që me thanë me gjithë ecjen që kemi bërë parapara dialogut prapë e morëm mbështetjen që mund të konfirmojë veprimet e ardhshme, ose mund të ndodhë që pushteti të ndahet dhe në një farë mënyre ndodhë shfajësimi”, ka thënë ajo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gazetari nuk përmbahet: Rama, më i rrezikuar pa Metën dhe Berishën përballë

Story i radhës

Sot, moti me diell

Të fundit nga

ShkoLartë