lutkov objekti i teatrit dhe bibliotekes se tetoves nuk do te perfundoje se shpejti 67f3e2df6a359

Lutkov: Objekti i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës nuk do të përfundojë së shpejti

April 7, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 7 prill – Objekti i ri i Teatrit dhe bibliotekës së Tetovës nuk do të përfundojë në një të ardhme të afërt. Ministri i Kulturës Zoran Lutkov tha se problemi nuk qëndron te buxheti i vogël, por te mosrealizimi i punimeve për mjetet që janë lëshuar deri më tani. Lutkov e cilësoi të gabuar edhe vendimin e 2019-ës për themelimin e Teatrit të Gostivarit, pa i përmbushur fillimisht kushtet e nevojshme për funksionim.

“Nuk janë lëshuar pak para për këtë objekt, por viteve të fundit janë aneksuar aq shumë objekte në pjesën e investimeve kapitale dhe brenda viteve kemi pasur mos realizim të mjeteve të lëshuara. Vetëm vitin e shkuar mbeten 220 milionë denarë të pa realizuara, si për mbrojtjen po ashtu edhe investimet kapitale. Ne do të prognozojmë një shumë parash dhe nëse punët do shihet se ecin mbarë do të miratojmë më shumë para. Unë nuk besoj se do të përfundojë në kohë me dinamikën që po ecin punët por jo shkaku jonë por dinamikë e tillë është imponuar në vitet e fundit, por do intervenojmë që të realizohet sa më parë” deklaroi Zoran Lutkov, Ministër i Kulturës.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

klekovski mjeket do te kene te ardhura me te medha ne pajtueshmeri me rritjen e kapitacionit 67f3e2d4266b9
Story i mëparshëm

Klekovski: Mjekët do të kenë të ardhura më të mëdha, në pajtueshmëri me rritjen e kapitacionit

e arrestuar per korrupsion gjkko merr vendimin per ish gjyqtaren e elbasanit 67f3e86e35de0
Story i radhës

E arrestuar për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit

Të fundit nga

Jozi godet Gjestin derisa largohet

25 Jozi ka goditur Gjestin derisa largohej nga shtëpia. Me të goditur Gjesti ra në tok dhe produksioni ftoi njësin emergjente për të mjekuar. Ky veprim tronditi të gjithë ndjekësit. BURIMI: zhurnal.mk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë