Lutkov: Do të përsëritet procedura rreth ndërmarrjes së sallës universale në Shkup

min lexim

“Do të shqyrtohet dhe përsëritet procedura për marrjen e Sallës universale nga Qyteti i Shkupit”, paralajmëroi sot nga Shtipi, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, i cili pas vizitës në institucionet kulturore, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, se ku ka mbërritur procedura e marrjes në dorëzim të sallës në juridiksionin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Ministri i Kulturës, Lutkov theksoi se faza e parë, gjegjësisht ndërtimi i saj, është duke u zhvilluar.

“Ajo që është realisht problematike është se unë si minisër i Kulturës nuk jam në gjendje të firmos asnjë dokument, sepse në këtë fazë më duket si një objekt pa leje, sikur po bëjmë diçka të paligjshme. Prandaj e kam lënë në pritje gjithë këtë proces, sigurisht që faza e parë është duke vazhduar, po ndërtohet. Por në pjesën e fazës së dytë procedura është ndërprerë, do ta rishikojmë procedurën, do ta përsërisim që të jetë e ligjshme”, tha Lutkov.

Ai shtoi se ndërtimi i Sallës universale në Shkup do të vazhdojë dhe, siç thotë ai, “ju siguroj se deri në fund të vitit 2028, kur Shkupi do të jetë kryeqyteti evropian i kulturës, do të jetë një objekt i shëndetshëm modern, sipas të gjithave standardeve”.

Story i mëparshëm

Mediumi zviceran: Cilat janë gjasat e Xhakës?

Story i radhës

Gjykimi për vrasjen e dhëndrit me 7 plumba, dëshmitari thotë se në momentin kritik kishte parë të akuzuarin me armë në dorë

Të fundit nga