lutje per pershpirtjen e kryepeshkopit besimtaret ortodokse mbajne sherbesa ne gjithe vendin 67964dc29ac75

Lutje për përshpirtjen e Kryepeshkopit/ Besimtarët ortodokse mbajnë shërbesa në gjithë vendin

January 26, 2025
1 minut lexim

Në ditën e parë të zisë kishtare për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, besimtarët ortodoksë iu drejtuan kishave në të gjithë Shqipërinë, për tu lutur e nderuar figurën e tij.

Në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë, u mbajt shërbesa e Përshpirtjes nga Mitropoliti i Korccës, njëkohësisht Mbikqyrës i Kryepiskopatës pas vdekjes së Janullatosit dhe klerikë të tijerë, ndërsa dhjetëra besimtarë ortodoksë morën pjesë duke u lutur për prehjen e shpirtit të Kryepeshkopit.

Në Korccë, në mungesë të mitropolitit,imzot Johanit,i cili u caktua nga Sinodhi i Shenjtë,kujdestar i fronit të krypeshkopit, shërbesa u mbajt nga një tjetër klerik.

Gjatë shërbesës së mëngjesit, u kujtua vepra dhe përkushtimi i Anastas Janullatos, me theksintek solidaritet, përgjegjësia dhe bashkimi i komunitetit ortodoks për të vazhduar misionin e tij.

Besimtarët vlerësuan kontributin e Janullatos përgjatë thuajse 30 viteve në krye të Kishës Ortodokse, sipas të cilëve e ngriti nga hiri atë.

Edhe në Gjiroakstër, mëngjesin e së dielës, u mbajtën lutjet pas liturgjisë, në Katedralen Ngjallja e Krishtit, e cila është përuruar në vitin 2016, dhe meshën e parë e ka mbajtur pikërisht Kryepeshkopi Anastas.

Kisha ortodokse e Shën Gjergjit në Fier, mbajti gjithashtu një shërbesë përkujtimore nën drejtimin e At Niko Bregut, Nikolla Davidhit dhe Dhimitër Loshit, pasi Mitropoliti Hirësi Nikolla ka udhëtuar në Greqi për të shoqëruar trupin e të ndjerit Janullatos për në Shqipëri.

Këmbanat e kishave ortodokse ranë për disa minuta, për Kryepeshkonin e ndjerë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fillimi i gjysmevjetorit te dyte shume nxenes ne shtepi per shkak te gripit 6796491057d9b
Story i mëparshëm

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, shumë nxënës në shtëpi për shkak të gripit

prokuroria jep detaje te reja rreth vjedhjes ne argjendarin ne prizren kerkohet paraburgim per te arrestuarin 67965760ae7b8
Story i radhës

Prokuroria jep detaje të reja rreth vjedhjes në argjendarin në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Të fundit nga

Mexhiti uron muajin e Ramazanit nga Stambolli

10 Stamboll, 28 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar besimtarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit nga Stambolli. Përmes një mesazhi
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë