Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkim rreth një qëllimi të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e rikthimit te lista e përbashkët.
Në një postim, Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që më 25 tetor të bashkojnë votën për një listë dhe një qëllim.
“Rikthimi te lista e përbashkët ishte dhe mbeti qëllim i përbashkët”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë:
Kur bëhemi bashkë për një qëllim, për një kauzë në themelet e Referendumit për të drejta e bashkim, s’mund t’ju ndalë askush.
Më 25 tetor bashkojeni votën për një listë, për një qëllim, për një Referendum.
Rikthimi te lista e përbashkët ishte dhe mbeti qëllim i përbashkët.
Burimi: botasot.info


