policia e shtetit paralajmeron protestuesit para tubimit ne tirane kush ushtron dhune do te perballet me ligjin 6adca03ba2059

​Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit para tubimit në Tiranë: Kush ushtron dhunë do të përballet me ligjin

October 24, 2026
min lexim

Policia e Shtetit ka shtuar masat parandaluese dhe reaguese për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para protestës kombëtare që zhvillohet sot në Tiranë. Autoritetet thonë se në rrjetet sociale janë bërë thirrje për grumbullimin e personave të maskuar dhe të pajisur me mjete që mund të përdoren për ushtrimin e dhunës.

Në një deklaratë për media, Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, tha se gjatë ditëve të fundit janë konstatuar thirrje për sulme ndaj punonjësve të Policisë, si dhe për dëmtimin e pronës publike e private.

“Nisur nga thirrjet e vazhdueshme në rrjetet sociale dhe në grupet e hapura në platformat online për grumbullimin e personave të maskuar dhe të pajisur me lëndë piroteknike, bomba Molotov, sfera dhe vida metalike, shkopinj druri e metalikë, gurë dhe sende të tjera të forta, me qëllim ushtrimin e dhunës gjatë tubimit të paralajmëruar për ditën e sotme, Policia e Shtetit ka shtuar masat parandaluese dhe reaguese për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.”

Nushi tha se Policia ka nisur procedimin penal lidhur me thirrjet për dhunë, ndërsa strukturat e specializuara po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës.

“Edhe gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit ka konstatuar thirrje të shumta për sulme ndaj punonjësve të Policisë, shkatërrimin dhe djegien e automjeteve të Policisë, si dhe dëmtimin e pronës publike dhe private.”

Sipas tij, personat që tentojnë të përdorin protestën për akte dhune do të identifikohen, pavarësisht nëse përpiqen të fshehin identitetin.

“Personat që synojnë ta shfrytëzojnë tubimin për të ushtruar dhunë, pavarësisht maskimit apo përpjekjeve për të fshehur identitetin, do të identifikohen dhe do të përballen me përgjegjësinë ligjore.”

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, ndërsa prindërve u është kërkuar që të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në tubime ku mund të rrezikohet siguria e tyre.

Nushi u ka bërë thirrje edhe gazetarëve dhe operatorëve mediatikë që gjatë raportimit nga terreni të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe udhëzimet e policisë.

Në fund, ai ka theksuar se e drejta për protestë paqësore do të respektohet, por jo përdorimi i saj për dhunë.

“E drejta kushtetuese për t’u tubuar paqësisht do të respektohet dhe mbrohet, por nuk mund të përdoret si justifikim për dhunë, sulme ndaj punonjësve të Policisë apo shkatërrim të pronës.”

Policia e Shtetit ka bërë thirrje për qetësi dhe respektim të ligjit, ndërsa ka garantuar se reagimi ndaj çdo akti dhune do të bëhet në përputhje me ligjin dhe parimin e proporcionalitetit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lutfi haziri ben thirrje per vote te perbashket me 25 tetor 6adc9fe06cb61
Lajmi i mëparshëm

Lutfi Haziri bën thirrje për votë të përbashkët më 25 tetor

protesta masive ne france mobilizohen 70 mije efektive dhe shtohen masat e sigurise 6adca04037524
Lajmi i radhës

Protesta masive në Francë, mobilizohen 70 mijë efektivë dhe shtohen masat e sigurisë

Të fundit nga

ShkoLartë