drejtoria e te ardhurave publike nis kontrollet per te hyrat nga jashte gjate vitit 2021 6adc9f57c7e86

Drejtoria e të Ardhurave Publike nis kontrollet për të hyrat nga jashtë gjatë vitit 2021

October 24, 2026
1 minut lexim

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka nisur kontrollet e të dhënave të siguruara nga bankat për paratë e pranuara nga jashtë nga qytetarët gjatë vitit 2021.

Për këtë qëllim, institucioni u ka dërguar njoftime individuale qytetarëve rezidentë në Maqedoninë e Veriut, për të cilët ka të dhëna se kanë realizuar të ardhura nga jashtë.

Në njoftime, qytetarëve u kërkohet që brenda afatit të caktuar të përmbushin detyrimet tatimore të përcaktuara me ligj.

Nga DAP bëjnë të ditur se qytetarët janë informuar disa herë përmes mediave për detyrimet që lidhen me vitet e kaluara.

Në rast se detyrimet nuk përmbushen vullnetarisht, institucioni paralajmëron masa ligjore për përcaktimin e tatimit.

Megjithatë, DAP sqaron se jo çdo shumë e pranuar nga jashtë i nënshtrohet tatimit në Maqedoninë e Veriut.

Detyrimi për deklarim vlen për të ardhurat që tatohen sipas Ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale.

Në këtë kategori përfshihen pagat, honoraret, shërbimet si freelancer, të ardhurat nga qiraja, fitimet nga shitja e pasurive dhe kriptovalutave, dividentët, interesat, të ardhurat nga të drejtat e autorit dhe fitimet nga lojërat e fatit.

Nga ana tjetër, paratë e pranuara si dhuratë, ndihmë familjare, hua ose përmes shërbimeve si Western Union, Ria dhe MoneyGram nuk tatohen automatikisht vetëm pse vijnë nga jashtë.

Trajtimi tatimor varet nga arsyeja e transferit dhe nëse ai përbën të ardhur të tatueshme sipas ligjit.

Kur është e nevojshme, qytetarët duhet të kenë dëshmi që vërtetojnë bazën e pranimit të parave.

DAP u bën thirrje qytetarëve që kanë pranuar para nga jashtë të kontrollojnë nëse kanë detyrim tatimor dhe, kur kërkohet, të dorëzojnë llogaritjen elektronike të tatimit paraprak, e-PDD.

Gjithashtu, ata duhet të paguajnë tatimin e përcaktuar për të shmangur procedurat e mundshme kundërvajtëse ose tatimore.

Për udhëzime dhe informacione shtesë, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të DAP-së ose të përdorin shërbimet elektronike tatimore.

Për ndihmë, mund të kontaktojnë institucionin në adresën [email protected], në numrin pa pagesë 0800 33 000 ose në numrin 02 3253 200, si dhe të drejtohen në zyrat e DAP-së sipas vendbanimit.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski ne ballkan sherbimet asnjehere nuk pushojne se punuari 6adc8540d8300
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Në Ballkan shërbimet asnjëherë nuk pushojnë së punuari

lutfi haziri ben thirrje per vote te perbashket me 25 tetor 6adc9fe06cb61
Lajmi i radhës

Lutfi Haziri bën thirrje për votë të përbashkët më 25 tetor

Të fundit nga

ShkoLartë