lutfi haziri autostrada e gjilanit ka stagnuar mosinteresim total i komunes dhe qeverise 628901a7c7cd4

Lutfi Haziri: Autostrada e Gjilanit ka stagnuar, mosinteresim total i komunës dhe qeverisë

May 21, 2022
1 minut lexim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherish edhe kryetari i degës së kësaj partie në Gjilan, Lutfi Haziri, ka folur në një konferencë për media, lidhur me dështimin siç e quan ai, të komunës së Gjilanit, rreth fillimit dhe vazhdimit të disa projekteve në këtë komunë.

Haziri ka thënë se autostrada e Gjilanit ka stagnuar dhe për këtë ka fajësuar komunën që drejtohet nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilin e portretizon si të painteresuar totalisht, e bashkë me të dhe qeverinë e Kurtit, të cilët thotë se nuk u angazhuan konkretisht lidhur me çështjen.

“Autostrada e Gjilanit ka mbetur në stagnim, përshkak të mospërfundimit të angazhimeve konkrete të qeverisë dhe për shkak të mosinteresimit total të komunës, për t’i dhënë shtytje dhe buxhetim përfundimit të fazës së parë të punimeve, prej Lipjanit në drejtim të Bresalcit dhe moshpallja dhe mosnjoftimi prej Gllamës në drejtim të Konçulit, që është faza e dytë dhe me këtë projekt zhvillimor jo vetëm që lidhet Kosova Lindore dhe Anamorava me qendrën e Kosovës por edhe ndërtohet qarkorja e Gjilanit.

Të cilin projekt ne e kemi zhvillu por që tani nuk ka asnjë lloj tendence, që mund të na sigurojë se do të zhvillohet tutje“, ka thënë ish-kryetari i Gjilanit

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

si erdhi ne pushtet vladimir putin pa u zgjedh nga asnje organ legal 6289013815af2
Story i mëparshëm

Si erdhi në pushtet Vladimir Putin pa u zgjedh nga asnjë organ legal?

rezoluta e pe se per shqiperine vasili shuplake fytyres qeverisjes se rames 62890296a8ae3
Story i radhës

Rezoluta e PE-së për Shqipërinë, Vasili: Shuplakë fytyrës qeverisjes së Ramës!

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë