Lushtaku: Turqia ka njoftuar Qeverinë se blerja e dronëve është bërë fal respektit ndaj Hashim Thaçit

Mergim Lushtaku, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka quajtur lajm të mrekullueshëm blerjen e dronëve ”bayraktar“, prodhim turk.

Por ai thotë se kjo nuk është meritë e Albin Kurtit, duke shtuar se ”Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi“.

Sipas tij, Kurti është duke e dezinformuar opinionin.

Ai kujton kohën kur Kurti e quante Erdoganin si autoritar, duke e krahasuar me Vuçiqin e Putinin.

”Albin Kurti përsëri gënjen dhe dezinformon opinionin publik. Ai nuk ka aftësi për asgjë tjetër, përveç se të gënjej dhe të bëjë propagandë. Kësaj here, këtë e dëshmoi duke u thirrur në raporte të mira me Presidentin Erdogan, të cilin vite më parë e kishte krahasuar me Putinin e Vuçiçin. Për Turqinë kjo ka qenë dhe mbetet e papranueshme“.

”Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi.Unë personalisht kur isha në Turqi, kërkova që negociatat për dronët Bajraktar të përfundonin sa më parë dhe që mbështetja që Turqia i jep FSK-së të arrijë standardet më të larta të sigurisë“, ka shkruar Lushtaku në Facebook, të hënën.

Story i mëparshëm

Ariana Grande ndahet nga bashkëshorti Dalton Gomez pas dy vitesh martesë

Story i radhës

Afrimi i ri i Milanit, Reijnders: Vendim i lehtë, ëndërroj të fitojmë Champions League

Të fundit nga