Lushtaku pas humbjes nga Ulpiana: Ishim të ngathtë

1 minut lexim

Ulpiana është rikthyer te fitoret teksa ka mposhtur Drenicën para adhuruesve të vet me rezultat 3-1.

Lipjanasit kanë marrë tri pikë të arta në luftën për mbijetesë, pasi në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ ishin më të mirë se kuqezinjtë nga Skenderaj.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku e uroi Ulpianën për fitore dhe potencoi se nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Kemi udhëtuar për rezultat pozitiv, kemi pas një paraqitje të dobët, nuk jam i kënqur me mënyrën e lojës. Kemi pas shumë gabime, sidomos në pasime. Ishim të ngathët, mendoj që Ulpiana me plot meritë e ka marrë fitoren”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kodra e Diellit: Rreshjet e borës bllokojnë rrugët në lagjen e vikend shtëpizave

Story i radhës

15 vende evropiane ndalojnë fluturimet ruse nga hapësira e tyre ajrore

Të fundit nga