Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka mirëpritur anëtaresimin e djalit të Jakup Krasniqit në PDK-së.
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt e ka pritur sot në zyre Altin Krasniqi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushtaku ka thënë se Altini ka zgjedhur ta ndjek rrugën e angazhimit për një Kosovë më të mirë.
“Altin Krasniqi, djali i zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka zgjedhur t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës, duke ndjekur rrugën e angazhimit për një Kosovë më të mirë. I përgatitur dhe profesionist, Altini vjen me një vizion të qartë dhe energji të reja për të kontribuar në zhvillimin e vendit përmes PDK-së, duke u frymëzuar nga trashëgimia e babait të tij, një simbol i luftës dhe sakrificës për liri. Urime dhe suksese, Altin, në shërbimin tënd ndaj Kosovës!”, ka shkruar Lushtaku.
Burimi: botasot.info