Hendbollistja Tajnara Luna është larguar nga kampionja e Kosovës, Istogu.
Luna për dy vite e gjysmë e ka veshur fanellën e Istogut, kampiones së trefishtë të Kosovës.
“Plot shtat trofe të fituar më Istogun tre tituj të kampionit, dy kupa të Kosovës e dy super kupa për Tajnara Luna e cila pas dy vite e gjysme më Istogun ka ndarë rrugët, një karrierë e pasur, më suksese të jashtëzakonshme, pos trofeve të fituar për dy sezone është paraqitur edhe në kupat evropiane, e zgjedhur një here hendbollistja më e mirë në Kosovë, një here fundorja e qendrës më e mirë në Kosovë e një here fundorja e majtë më e mirë.
Luna ishte zgjedhur edhe sportist i vitit në qytetin e Istogut, të gjitha këto për vetëm dy vite e dy muaj sa qëndroj në Istog, po largohet si një kampione e vërtet më shumë trofe e çmime të fituara.
KHF Istogu është shumë falënderues Lunes për kontributin e dhen në klubin ton drejt shumë sukseseve të përbashkëta duke qen mirënjohës dhe falënderues si klub i dëshirojmë shumë fat dhe suksese ne rrugëtimin e saj të ri.
Ju faleminderit ishim më fat që ishe pjesë e klubit tonë”, njofton KHF Istogu.
Burimi: botasot.info