“Lumturia” në Vardar është bërë shkrumb e hi, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit

-ads3-

Anija “Lumturia” e vendosur në Vardar në kuadër të projektit “ Shkupi 2014”,e cila një ditë u kaplua nga flakët, nuk përcjell aspak ndjesinë që duhet të krijojë emri që ajo mban. Sot duket edhe më e shkretë.

Një ditë më parë komandanti i zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomeski, tha se arsyet e djegies së galerisë do të përcaktohen më tej. Sipas Tomeskit atje nuk ka furnizim me energji elektrike, andaj dyshimet janë se me shumë mundësi bëhet fjalë për faktor njerëzor, por do të përcaktohet më saktë nga hetimet që do të bëjnë autoritete kompetente. Fatmirësisht në anije nuk janë gjetur njerëz dhe nuk ka pasur të lënduar.

Alsat vetëm pak javë më parë informoi opinionin se anija që tashmë disa vite ka mbetur pothuajse e shkatërruar dhe se po përdorej nga disa persona për strehim. Duke mos pasur vend tjetër një familje katër anëtarësh kishte bërë këtë anije “shtëpi” të tyre, pasi thanë se nuk kishin vend tjetër se ku të qëndrojnë.

“Një nga anijet e vendosura në lumin Vardar, konkretisht ajo që ndodhet pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe për largimin e të cilës u hap edhe lëndë gjyqësore, largimi i saj ka mbetur pezull. Ky objekt, i cili tashmë është shkatërruar dhe është në gjendje katastrofale, siç mund ta shikoni edhe nga pamjet është shndërruar në vendstrehim për të pastrehët”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi

Nga Qyteti i Shkupit së fundmi nuk janë përgjigjur në pyetjet tona, qëllimi i te cilave ishte sqarim i opinionit rreth fatit të kësaj anije, nëse e njëjta do të mbesë në atë gjendje në atë lokacion apo do ta largojnë që aty. Në shtator të vitit 2021, nga Qyteti i Shkupit, kur në krye ishte Petre Shilegov, thanë se anija do të largohej nga ai lokacion brenda një muaji.

Më pas në vend u mbajtën zgjedhjet lokale me përfundimin e të cilave u zgjodh kryetare Danella Arsovska dhe që atëhere punëtorët u larguan dhe nuk janë parë më për të vazhduar me demolimin e kësaj anije. Kontratat për shfrytëzimin e anijeve që Qyteti i Shkupit ka nënshkruar më kompani të caktuara skadojnë në vitin 2035, në rast të prishjes së njëanshme të këtyre kontratave, Qyteti duhet të paguajë dëmshpërblim prej rreth 6 milion eurosh.

Story i mëparshëm

Neglizhenca dhe tallja në KB Rahoveci nuk po ndalet

Story i radhës

Loredana dhe partneri i saj Karim Adeyemi të pandashëm edhe nga distanca, reperja poston foto nga bisedat virtuale

Të fundit nga