Lumi “Kriva Reka” del nga shtrati, ndërpritet qarkullimi në rrugët lokale të Kriva Pallankës

June 17, 2023
1 minut lexim

Për shkak të daljes nga shtrati të lumit “Kriva Reka”, në ndërprerje do të jenë rrugët lokale nga Kriva Pallanka deri në fshatrat Varovishtë dhe Gradec. Në fshatin Pçinjë të Kumanovës janë grumbulluar drunj dhe degë nën urën e lumit Pçinjë me çka është zvogëluar rrjedhja e lumit, por ekziston rreziku i derdhjes dhe dëmtimit të urës, njofton LAMM.

Më herët, siç u bë e ditur, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe derdhjes së lumit pranë fshatit Raec, nga ora 7:20 qarkullimi në rrugën A1 Gradsko-Prilep është në ndërprerje të plotë.

Qarkullimi në pjesët tjera të rrugëve shtetërore zhvillohet në rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë ka frekuencë të shtuar dhe pritja për dalje është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Forcat ruse granatojnë Kherson, 23 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Story i radhës

Përmbytjet bëjnë të papërdorshme shtëpitë në fshatin Pavlivka të Ukrainës

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë