Analisti i futbollit vlerëson se kritikat e mëdha që po bëhen në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës, përkatësisht kryetarit të saj, Agim Ademi, në shumë raste nuk janë ta arsyeshme.
Madje, Lumi ka deklaruar se kryetari i FFK-së, Agim Ademi është më meritori që Kosova ka arritur t’i bindë tre yjet e futbollit si Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi.
Lumi: Ademi ka merita për prurjen e tre yjeve të futbollit gjerman në Kosovë
“Plusi tjetër i Kosovës janë tri ardhjet e reja që i kemi përmendur disa herë, Rexhbeqajn, Asllanin dhe Bujupin, janë tri ardhje që Kosova i ka pritur mirë, por ajo që është me rëndësi përveç lojës së mirë që kanë treguar dhe nga vijnë, kanë treguar edhe profesionalizëm, kanë treguar që nuk janë manekena nëpër fushë por japin çdo gjë nga vetja, nuk kursejnë asgjë për ta dhënë më të mirën për Kombëtaren e Kosovës dhe për ta respektuar këtë fanellë. Këtu presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka meritat më të mëdha me stafin e tij dhe me selektorin Foda për prurjen e tre yjeve të futbollit gjerman në fanellën e Kosovës”, ka theksuar Lumi.
Duke analizuar zhvillimet e fundit tek Kombëtarja e Kosovës, Lumi ka thënë se raportimet e mediave për kombëtaren janë korrekte, por ka disa përjashtime, duke theksuar se sulmet ndaj FFK-së po bëhen në shumë raste pa arsye të plotë.
Lumi: Disa gazetarë kritikojnë FFK-në pasi ua ka ndalur financat
“Largo katër apo pesë njerëz që për mua janë hipokrit që mundohen në çdo formë të vijnë në federatë. Kemi disa gazetar, analistë që vijnë nga politika dhe gazetarë të cilët në të kaluarën e kanë shfrytëzuar për mrekulli shërbimet e federatës duke udhëtuar me aeroplan, duke qenë afër lojtarëve e të gjitha këto do të thotë i kanë bërë duke i shfrytëzuar për emrin e tyre personal apo të mediumit dhe kur në një moment federata vendos që asnjë gazetar të mos shkoj me ata apo edhe t’ia ndal burimet financiare, apo të mos ua plotësojë dëshirat, financat që ndoshta i kanë kërkuar ndonjëri prej tyre që unë kam informacione…Pikërisht kjo arsye është që njëri nga ta kërkon me çdo kusht ndryshime”, ka thënë Lumi.
Ndryshe, kritikat ndaj FFK-së erdhën për shkak të vendimit të saj që të përjashtoj nga grumbullimi para ndeshjes me Qipron yjet si Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Florent Muslija.
Burimi: botasot.info