Lumenjtë në Tetovë ende të pa pastruar/ Komuna: Kemi ndarë 850 mijë denarë për pastrimin 5 lumenjve
Komuna e Tetovës ende nuk ka filluar me pastrimin e lumenjve dhe pse sezoni më i përshtatshëm për pastrim është në periudhë kur niveli i ujit është ulët.
Nga komuna thonë se tenderi për pastrimin e lumenjve veç më ka përfunduar, ndërsa si lum më problematik mbetet ai në Poroj që mbart gurë dhe rërë.“Tash është edhe koha edhe moment që të bëhet pasqyrimi shtretërve të lumenjve në territorin e komunës ë Tetovës, fillimisht do të fillojmë me shtratin e lumit në Poroj pasi që mendojmë se ka një ardhje të zallës me të madhe se në pjesët tjera të qytetit, do të hymë fillimisht atje pastaj do të kalojmë në pjesë tjera të qytetit ku mendojmë se do të paraqitet nevoja.”- thotë Memet Jonuzi Sektori për Tokë Ndërtimore dhe Rrugë.
Jomuzi thotë se në programin e komunës së Tetovës është paraparë pastrimi i pesë lumenjve dhe për këtë qëllim janë ndarë 850 mijë denarë, mjete që sipas tij nuk do të jenë të mjaftueshme.“Me këtë kontratë që kemi 857 mijë denarë të paraparë dhe gjatë këtij viti mendojmë të bëjmë edhe një rebalanc që të bëjmë edhe një kontratë tjetër që të mbulojmë edhe punët e tjera që do të na paraqiten.”- shton ai.
Mospastrimi i lumenjve, por edhe mos rregullimi i shtretërve bën që shumica e lumenjve të dalin nga shtati dhe të krijon vërshime. Më problematikë që shkaktojnë vërshime janë lumi Shkumbin, lumi në Poroj por edhe në Reçicë të Madhe.