Lulzim Imeri: “Bota sot”, urëlidhëse e shqiptarëve nëpër botë

1 minut lexim

Veprimtari i shquar i futbollit, Lulzim Imeri, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Imeri tha se “Bota sot” që nga themelimi e deri me sot ka luajtur rol të madh dhe ka qenë dhe është urëlidhëse mes shqiptarëve.   

“Bota sot”, urëlidhëse e shqiptarëve nëpër botë. Puna e palodhur e stafit të redaksisë si në deskun informativ e kisha me veçuar ata sportiv ka rezultuar gjithmonë me lajme dhe informatat të sakta.

Jo rastësisht e ka edhe emërtimin si Gazetë Kombëtare sepse me të vërtetë janë ndër të parët që promovojnë aktivitetet sportive të sportistëve shqiptar, kjo falë punës së palodhur të Gazetarit Sportiv: Kemajl Goca.

Urime edhe njëherë ky përvjetor festofshit e punofshit pa u ndalur edhe shumë përvjetorë tjerë.

Me shumë respekt ndaj gjithë Stafit të Gazetës numër një ‘Bota sot’, e guximshme dhe e pandalshme ndër vite”, uron Imeri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vala e të nxehtit arrin në Kosovë, deri në 36 gradë celsius temperaturat gjatë javës që po hyjmë

Story i radhës

Meridani zbulon ndërhyrjen kirurgjikale që ka bërë dhe shpërthen i revoltuar: Mashtrimi më i madh!

Të fundit nga