Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha u ekstradua nën masa të rrepta sigurie nga Interpol Madridi në Rinas mbrëmjen e 18 marsit.
Sipas burimeve, i shumëkërkuari ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza dhe është transportuar te burgu “313”.
Ky vendim është marrë nga Gjykata Kombëtare e Spanjes e cila vendosi që të pranoi kërkesën e Shqipërisë për sjelljen e Lul Berishës në vendin tonë.
53-vjeçari përpara autoritetëve në Spanjë ka kundërshtuar ekstradimin në Shqipëri me pretendimin se i rrezikohet jeta.
Burimi: botasot.info