AF Elbasani pret Teutën nesër në “Elbasan Arena”. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për ekipin verdheblu pasi mbylli fazën e parë në katër vendet e para.
Në vigjilje të kësaj ndeshjeje mbrojtësi dhe kapiteni verdhebluve Bruno Lulaj në një intervistë per RTSH Sport shprehet se është i kënaqur me impenjimin e treguar nga skuadra.
“Do të bëjmë gjithçka për të fituar. Nuk them se është një ndeshje e lëhtë, por mendoj se do të bëjmë më të mirën”, tha Bruno Lulaj.
Lidhur me ndeshjen e kaluar me atë të Skënderbeut, Lulaj shprehet teper i mërzitur pasi skuadra pati raste të shumta për të shënuar golin e ndryshimit të rezultatit, por nuk mundën ta finalizonin.
“Mendoj se në ndeshjen e fundit atë kundër Skënderbeut duhet të kishim shënuar edhe një tjetër gol për të marrë pikët e plota. Nuk u treguam të saktë përpara porte dhe kjo na penalizoi shumë”, analizoi Lulaj
Ndeshja Elbasani-Teuta do të luhet nesër në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.
Burimi: botasot.info