Lukashenko: Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë për të parandaluar luftën bërthamore

1 minut lexim

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka thënë se Rusia, Ukraina dhe Perëndimi duhet të bien dakord për të ndalur konfliktin në Ukrainë për të shmangur “humnerën e luftës bërthamore” dhe këmbënguli se Kievi duhet të pranojë kërkesat e Moskës, përcjell Bota sot.

“Ne duhet të ndalemi, të arrijmë një marrëveshje, t’i japim fund kësaj rrëmujë, operacioni dhe lufte në Ukrainë”, tha Lukashenko, aleati kryesor i presidentit rus Putin, për agjencinë e lajmeve AFP në një intervistë ekskluzive në Minsk.

“Le të ndalemi dhe pastaj do të kuptojmë se si të vazhdojmë të jetojmë”, tha ai gjatë intervistës një orëshe në Pallatin e Pavarësisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Besimi – Qehaja: Me projekte strategjike infrastrukturore krijojmë ekonomi të qëndrueshme, moderne dhe më të fuqishme

Story i radhës

Cilët ishin kuadrot shqiptarë të UDB-së që SHIK-u i kishte në besë?

Të fundit nga