Lukarevska: LSDM mbështet idenë për shfuqizimin e Balancuesit

September 20, 2024
1 minut lexim

Shkup, 20 shtator – Deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska tha se edhe socialdemokratët mbështesin idenë për shfuqizimin e Balancuesit, mekanizmit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në administratën publike.

“Edhe ne jemi për shfuqizimin e Balancuesit. Balancuesi duhet të paraqesë sistem të shpërblimit adekuat, megjithatë me kritere strikte. Nga ana tjetër duhet ta lëmë Gjykatën Kushtetuese t’i marrë vendimet, dhe asnjë parti politike nuk duhet assesi të përzihet në marrjen e këtij vendimi”, theksoi Lukarevska në në “Daily Click”.

Lukarevska foli edhe për problemin me Bullgarinë dhe për retorikën aktuale të OBRM-PDUKM-së ndaj fqinjit lindor.

“Korniza i përket BE-së dhe nuk është çështje dypalëshe. Të gjithë faktorët politikë pajtohen se rruga drejt BE-së nuk ka qenë asnjëherë e drejtë, as e lehtë, apo pa pengesa posaçërisht për Maqedoninë.

Vala e faktit që ne nuk pranojmë asgjë nën diktatin bullgar, dhe fushata që udhëhiqej nga opozita e atëhershme, dhe tani shohim një retorikë tjetër dhe për të kuptuar se do të duhet të kërkojmë një zgjidhje evropiane për problemin dhe mbështetje nga BE-ja”, tha Lukarevska.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Diplomat false nga Shqipëria, gazetarja e njohur shpjegon detajet nga skandali

Story i radhës

Qëlloi nënën me armë zjarri dhe tentoi të vriste njerkun, 15-vjeçarja habit në sallën e gjyqit

Të fundit nga

Istogu e fitoi ndeshjen e fundit të vjeshtës

Istogu ka fituar ndaj Besës në Pejë, të premten mbrëma. Ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave përfundoi me rezultat 43:16 në
ShkoLartë