Një kthesë e papritur raportohet se është bërë në negociatat ndërmjet Interit dhe Romelu Lukakut për transferimin e tij nga Chelsea.
“Sky Sport Italia” konfirmon se Lukaku nuk i është përgjigjur drejtorëve dhe bashkëlojtarëve të Interit, me Juventusin që është gati t’ia rrëmbejë lojtarin Interit me ofertë rreth 40 milionë euro.
“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar gjithashtu se avokati i Lukakut, Sebastien Ledure, nuk ka qenë në kontakt me Interin dhe Chelseanorëve të fundit, edhe pse skuadra italiane ka shprehur gatishmëri të ofrojë shumën e kërkuar nga Chelsea për lojtarin.
Sky Sport Italia shton se edhe Lukaku nuk u është përgjigjur drejtorëve dhe shokëve të Interit kohët e fundit, duke mërzitur klubin që është gati ta nënshkruajë atë pas shitjes së André Onanës te Manchester United për 50 milionë euro plus shtesa.
Media italiane pretendojnë se belgu është tunduar nga një ofertë nga Juventusi, i cili ka barazuar ofertën e Interit për 30-vjeçarin. Sipas raportit, “Nerazzurët” kanë ofruar 35 milionë euro plus 5 milionë të tjera në formë të bonuseve, ndërsa oferta e “Bianconerëve” është vendosur në 37.5 milionë euro plus 2.5 milionë euro shtesa.
Interi tani nuk është i sigurt për nënshkrimin e Lukakut nëse sulmuesi nuk ndryshon qëndrimin e tij gjatë ditëve të ardhshme.