Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Chelseat për ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën kundër Real Madridit.
Përpara ndeshjes së fundjavës në Premier Ligë ndaj Southamptonit, Thomas Tuchel zbuloi se blerja rekorde e klubit po vuante nga një dëmtim i lehtë i muskujve.
Me belgun që humbi udhëtimin në “St Mary’s” në fundjavë, u perceptua se qendërsulmuesi do të kishte një shans më të mirë për t’u përfshirë në skuadër për ndeshjen kthyese në “Santiago Bernabeu”, përcjellë KosovaPress.
Megjithatë, ndërsa Cesar Azpilicueta do të kthehet në skuadër pas kryerjes së disa testeve ku doli negativ nga Covid-19, Lukaku do të mungojë për ndeshjen e dytë radhazi.
Duke folur për gazetarët në një konferencë për shtyp, Tuchel tha: “Callum Hudson-Odoi mungon ende. Ben Chilwell gjithashtu. Romelu nuk do të udhëtojë me ne për shkak të dhimbjes së tij në Akil”.
“Azpi është në grup. Ai ka rezultuar disa herë negativ derisa Ross Barkley është i sëmurë dhe nuk do të udhëtojë.”
Chelsea është në disavantazh 3-1 pas ndeshjes së parë në “Stamford Bridge” dhe i nevojitet një përmbysje e madhe për të vazhduar tutje