Lukaku: Henry është trajneri i ardhshëm i Belgjikës

1 minut lexim

Sulmuesi Romelu Lukaku ka thwnw se Thierry Henry do të emërohet trajner i ri i kombëtares së Belgjikës.

Menaxheri Roberto Martinez u nda me kombëtaren e Belgjikës pasi skuadra nuk arriti të kalonte fazën e grupeve të Kupës së Botës 2022, shkruan Goal.

Duke folur për Sky Italia, sulmuesi i Belgjikës dhe Interit tha: “Për mua, Henry është trajneri i ardhshëm i Belgjikës. Nuk ka dyshime. E them hapur: ai do të jetë trajneri i ardhshëm”.

“Ai ka respektin e të gjithë lojtarëve, ai ka fituar gjithçka, ai di të trajnojë, ai e di se çfarë duhet të bëjmë për të arritur atje.

“Ai e njeh ekipin, ligën, stafin. Për mua, ai është trajneri ideal për kombëtaren tonë. [Nëse nuk është Henry] atëherë nuk e di se kë do të punësojnë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Getinjo tregon se kurrë s’ka fjetur me dike: Lujë prej mendjes

Story i radhës

Bellingham e kërkon largimin nga Dortmundi

Të fundit nga