Lukaku është gati për sezonin e ri

August 2, 2022
1 minut lexim

Romelu Lukaku duket në formë të jashtëzakonshme teksa po përgatitet për aventurën e tij të dytë në radhët e Inter-it.

28-vjeçari belg është kthyer te gjigantët e Serisë A me formulën e huazimit këtë verë vetëm pas një sezoni të kaluar te Chelsea.

Lukaku ka dështuar në eksperiencën e tij të dytë me kluin londinez, duke shënuar vetëm 15 gola në 44 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Megjithatë, Big Rom duket se ka punuar shumë këtë verë për t’u kthyer në formën më të mirë të mundshme, siç kanë treguar disa fotografi të lojtarit gjatë stërvitjes me Inter-in.

Pesha e Lukaku-t ka patur luhatje gjatë karrierës së belgut dhe ai ka pranuar vetë se ka qenë shumë muskuloz gjatë kohës që ka qenë te Manchester United.

Tani ai duket në formën më të mirë të mundshme vetëm një javë para fillimit të sezonit të ri të Serisë A. Inter do ta nisë sezonin 2022/23 në shtëpi kundër Sassuolo-s më 13 gusht.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Discord ka injoruar përdoruesit Android prej kohësh por jo më

Story i radhës

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra aktive, 358 efektivë në terren

Të fundit nga

Granit Xhaka paralajmëron atë që pak kush e pret

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe futbollist i kampionit gjerman, Bayer Leveerkuseni, ka paralajmëruar pensionimin e tij nga kombëtarja.  “Si kapiten po mendon publikisht për herë të
ShkoLartë