Lukaku e Werner me valixhet gati

1 minut lexim

Me Lukakun dhe Timo Werner që kanë bërë gati valixhet për t’u larguar pronari i ri i Chelsea-t do të duhet të hidhet menjëherë në merkaton për të afruar sulmues, teksa emri i parë në listën e Thomas Tuchel është Christofer Nkunku.

Sulmuesi 24-vjeçar ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Leipzig, duke shënuar 20 gola dhe asistuar 15 të tjerë në Bundesligë, teksa klubi gjerman është gati ta shesë kartonin e tij për një shifër prej 55-60 milionë eurosh.

Vetë Nkunku është rritur te Paris Saint Germain dhe do të dëshironte një rikthim në Francë, por rinovimi i Mbappesë i ka mbyllur hapësirat dhe një transferim te Chelsea do të ishte i mirëpritur.

Në ditët e ardhshme pritet që drejtuesit e Chelsea-t të paraqiten me një ofertë zyrtare në klubin e Leipzig, teksa paratë për blerjen e tij mund të vijnë po nga Bundesliga, pasi Bayerni i Mynihut ka shfaqur interes për të marrë kartonin e Werner.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia qëllon 5 herë ndaj gruas shtatzënë që besohej se ishte ‘pjesë e grabitjes’

Story i radhës

Koha më e mirë e stërvitjes ndryshon për burrat dhe gratë, thotë studimi amerikan

Të fundit nga