Luka Modriç është unik, vendos rekordin

November 23, 2022
1 minut lexim

Luka Modriç është kthyer në liderin absolut të përfaqësues së Kroacisë në këto vite dhe prania e tij në fushën e lojës ndaj Marokut as që diskutohej.

Mesfushori regjistroi sot ndeshjen e 155-të me fanellën e përfaqësues por duke vendosur një rekord unik në historinë e futbollit botëror.

Modriç u bë futbollisti i parë i cili luante në Kampionatet Europiane dhe Kampionatet Botërore në 3 dekada të ndryshme. Turneu i tij i parë ishte Botërori 2006 dhe më pas erdhën ato në viti 2014, 2018 dhe tani në 2022.

Ndërkaq, ai ishte pjesëmarrës me Kroacinë në Europianin 2008, 2012, 2016 dhe 2020. Kështu, ai vendosi këtë shifër të veçantë që e bën unik në historinë e futbollit për 24 orë.

Kjo, pasi Kristiano Ronaldo, nesër pritet të zbresë në fushë ndaj Ganës dhe do të jetë edhe ai një futbollist i cili ka luajtur në 3 dekada të ndryshme si në Botërorë, ashtu edhe në Europianë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria filloi procedurën, oligarkut rus do t’i hiqet nënshtetësia

Story i radhës

Bashkëpunimi dypalësh me Bullgarinë në fushën e mjedisit jetësor

Të fundit nga

ShkoLartë