Luizit i dërgojnë dron me numrin e ndjekësve në Instagram dhe shikimeve në TikTok

March 10, 2023
1 minut lexim

Këngëtari dhe banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli është ndër personazhet më të përfolura të momentit.

Rrjetet sociale janë të mbushura me video dhe postime për të madje pothuajse çdo humor apo deklaratë e tij bëhet virale.

Ajo që ka mahnitur të gjithë është edhe numri rekord i ndjekësve që ai ka arritur në Instagram dhe shikimeve në TikTok brenda një kohe të shkurtër.Llogaria e tij personale në Instagram që u hap pas hyrjes së tij në BBVA aktualisht numëron 573 mijë ndjekës ndërsa ai ka arritur 3.9 miliardë shikime në TikTok.

Image

Droni

Luizi nuk ia ka idenë për këtë pasi pak ditë më parë tha se shpreson që të ketë arritur të paktën 10 mijë ndjekës deri më tani.Por, për të ia siguruar këtë informacion u kujdesën fansat e tij duke ia dërguar një dron ku zbuloheshin shifrat e arritura.

“Shqipëri-Tetovë me ty, Instagram – 566 mijë followers , TikTok – 4 miliardë klikime”, shkruhej në dronin e shoqëruar me një imazh të tij.Theksojmë që sa u përket dronëve, Ejlli po merr vazhdimisht të tillë nga fansat e shumët disa prej të cilëve edhe i ka parë.

Kujtojmë që këtë javë këngëtari është i nominuar bashkë me Elvis Pupën, Shpat Kerleshin dhe Antoneta Kocin dhe njëri nga ta pritet të largohet nga shtëpia e famshme të shtunën (11 mars).

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ramadani: Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10D, do ta lehtësojë dhe përshpejtojë dukshëm qarkullimin e mallrave dhe njerëzve

Story i radhës

Palestra e sportit për turp në Istog! Shatri: Muret e kalbura, çatia pikon

Të fundit nga

ShkoLartë