Luiza Gega, kampione e re e Ballkanit 

1 minut lexim

Atletja Luiza Gega është kampione e Ballkanit në disiplinën 3000 metra me pengesa.

Ajo triumfoi me kohë të kaluar 9.17.91 minuta. Një sukses i jashtëzakonshëm i atletes së kombëtares së Shqipërisë.

Gega shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik, që u mbajt në Craiova të Rumanisë.

“Kampione Ballkani, rekord kampionati në garën 3000 metra me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dyte me e shpejte (ever). 

Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës.

Faleminderit nga zemra të gjithë që vazhdojnë e mbështesin rrugëtimin tim”, ka shkruar Gega në profilin e saj në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Luana Vjollca lanson projektin e radhës “A me ra”

Story i radhës

“Bizneset në rrezik të madh”/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit në Lezhë

Të fundit nga