Kryeministri i Shqiërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Luiza Gega u shpall kampione e Evropës në 3,000 metra me pengesa.
Në një postim në mediat e tij sociale, kreu i qeverisë thekson se askush më parë nuk ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin shqiptar në pistën e atletikës.
“Kyyy ëëësht kuuuulmiiiii
Bravoooooo Luizaaaa, bravooooo Kampiooooone
E paepura Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesaAskush më parë s’ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih. Edhe pse mori vendin e parë, Gega nuk mundi të vendoste dot rekord të ri kombëtar.
Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar garën. Këtë e tregoi duke diktuar ritmin dhe duke marrë kryesimin që pas 100 metrave të parë.
Askush nuk e mbajti ritmin e Luiza Gegës në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme duke thyer me 6 sekonda rekordin të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.