Luis Enrique synonn tripletën me PSG-në

April 20, 2024
1 minut lexim

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique nuk e përjashton mundësin që më skuadrën e tij, ta fitojë tripletën këtë sezon të garave.

PSG është afër titullit të kampionit në Ligue 1, ka siguruar finalen e Kupës së Francës si dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Po shkojmë drejt fundit. Ne duam të arrijmë të gjitha objektivat tona”, ka thënë spanjolli në konferencën për medie, një ditë para duelit me Lyonin.

“Objektivi është i njëjtë si gjithmonë, të fitosh Ligue 1 herët a vonë, të përfaqësosh sa më mirë klubin tënd dhe të vazhdojmë të jemi një ekip konkurrues. Kemi finalen e Kupës, gjysmëfinalen e Champions League”, ka thënë ai.

“Mendoj se jemi rritur gjatë gjithë sezonit, por kemi ende vend për përmirësim. Një muaj e gjysmë nga përfundimi i sezonit jemi ende në garë në të gjitha garat. Ky ishte qëllimi dhe ne po ia arrijmë. Është e qartë se ne kemi shansin për t’i fituar të gjitha”, ka pohuar Enrique. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ledjona Xheladinaj në një lidhje të re dashurie? Ish-banorja rrëfehet në “S’e luan Topi”

Story i radhës

​Dhoma e Përfaqësuesve miraton legjislacionin që mund të ndalojë TikTok në SHBA

Të fundit nga

Dinamikat e Speciales gjatë 2024-ës

Viti 2024 për Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ishte i shoqëruar me një sërë ngjarjesh, përfshirë gjykime, aktgjykime, bastisje e deri te aktakuzat e reja kundër administrimit të drejtësisë.
ShkoLartë