luis enrique perjashton dembele n sulmuesi jashte listes per sfiden ndaj arsenal 66fa81169c5d0

Luis Enrique përjashton Dembele-n, sulmuesi jashtë listës për sfidën ndaj Arsenal

September 30, 2024
1 minut lexim

Luis Enrique trajneri i Psg ka përjashtuar sulmuesin Osmane Dembele, nga lista e të grumbulluarëve për sfidën e rëndësishme ndaj Arsenalit në Emirates, për Champions League.

Mediat në Francë theksojnë se ky përjashtim ka ardhur për arsye disiplinore, pasi mes të dyve ka patur një debat të ashpër, pas sfidës të së premtes së shkuar, kur Psg arriti të fitonte ndaj Rennes me shifrat 3-1. Pas këtij debate, duket se tekniku spanjoll nuk e ka pëlqyer sjelljen e sulmuesit të tij, ndaj ka vendosur mos ta thërrasë për sfidën ndaj Arsenalit në Londër. Një mesazh i qartë ky I dhënë nga trajneri, se askush nuk është mbi ekipin.

Megjithatë për Psg gjërat po shkojnë mire në kampionat për kampionët parizien, që edhe pas javës së 6-të dhe pas fitores ndaj Rennes mbajnë vendin e pare së bashku me Monaco me nga 16 pikë.

Ndërkohë ka ardhur edhe humbja e pare e sezonit për Marseille e De Zerbit. Marsejezët u mposhtë në transfertë 1-0 ndaj Strausburg, duke mbetur kështu në vendin e 3, me 3 pikë më pak se sa kryesuesit e Ligue 1.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

neser pritet te shuhet megawin qeveria do ta asgjesoje kompanine e vetme qe ofron bixhoz online ne maqedoni 66fa7f7821ffe
Story i mëparshëm

Nesër pritet të shuhet “MegaWin”, qeveria do ta asgjësojë kompaninë e vetme që ofron bixhoz online në Maqedoni

shantazhohet kreu i grupit parlamentar te pd gazment bardhi ja mesazhi qe i dergohet ne aplikacionin signal 66fa82065b5ff
Story i radhës

Shantazhohet kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi/ Ja mesazhi që i dërgohet në aplikacionin “Signal”

Të fundit nga

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se ka shpërthyer gypi kryesor që furnizon rrugën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri. Si pasojë, KRU “Mitrovica” thotë se kjo zonë mbetet pa ujë deri
ShkoLartë