luis enrique nuk njeh limite 689b0bdec97ca

Luis Enrique nuk njeh limite

August 12, 2025
1 minut lexim

PSG ishte shumë pranë fitimit të gjithçkaje sezonin e kaluar, duke humbur vetëm Kupën e Botës për Klube. Edhe në SHBA, skuadra pariziene tregoi epërsi fizike e teknike pothuajse në çdo repart. Pa shumë pushim, parizienët nisin sezonin e ri me të njëjtat ambicie, madje me përgjegjësi të reja: mbrojtjen e titullit kontinental.

Në një intervistë për portalin zyrtar të UEFA-s, Luis Enrique tha se e ka fokusin te sezoni 2025-2026, që nis këtë të mërkurë kundër Tottenham-it në Superkupën e Europës, sfida që hap zyrtarisht sezonin kontinental.

Ai kujtoi sukseset e sezonit të kaluar, por theksoi se futbolli nuk ka kujtesë dhe çdo sezon është një histori më vete.

Fitimi i Champions-it, sipas tij, ka vendosur një pikë kthese në historinë e PSG-së: “Edhe pse në 3-4 ndeshjet e para ishim në fije të perit, e meritonim të kishim shumë më tepër pikë. Gjërat u vështirësuan dhe besimi ra. Altruizmi i lojtarëve e ndryshoi këtë”.

Para finales ndaj Interit në Mynih, iu tha lojtarëve: “Le të përpiqemi të jemi në 105%, jo në 120%, sepse ky lloj futbolli të mbyt”.

Objektivat mbeten të njëjtë; luftë për të gjithë trofetë: “Gjithçka do të jetë më e vështirë, sepse ka më shumë në lojë. Futbollistikisht, besoj se do të përmirësohemi si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Ende mund t’i përmirësojmë disa faza të lojës”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia nen flake 50 vatra zjarri gjate 24 oreve ministria e mbrojtjes rrezik i larte neper pyje 689b0b6813054
Lajmi i mëparshëm

Shqipëria “nën flakë”! 50 vatra zjarri gjatë 24 orëve, ministria e Mbrojtjes: Rrezik i lartë nëpër pyje

kurti dogana ka qene shtylle e sovranitetit dhe vije e pare kunder krimit 689b0be236293
Lajmi i radhës

Kurti: Dogana ka qenë shtyllë e sovranitetit dhe vijë e parë kundër krimit

Të fundit nga

ShkoLartë