luis enrique donnarumma ka bere pritje te shkelqyera 681247e27b379

Luis Enrique: Donnarumma ka bërë pritje të shkëlqyera

April 30, 2025
1 minut lexim

PSG-ja mori një fitore të rëndësishme në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Parizienët ia dolën të mposhtin në “Emirates Stadium” skuadrën e Arsenalit, me francezët që triumfuan 1-0.

Një hap i rëndësishëm për kampionët e Ligue 1 në rrugën drejt finales së këtij turne. Pas këtij triumfi ka folur Luis Enrique, i cili ka theksuar se skuadra e tij mund të shënonte më shumë gola.

Ndër të tjera ka nënfizuar se ende asgjë nuk ka mbaruar, pasi Arsenali është skuadër e një niveli të lartë.

“Ne e nisëm shumë shpejt me gol dhe dominuam 15 deri në 20 minutat e para. Deri atëherë, mund të kishim shënuar më shumë se dy gola të tjerë. Por më pas ishte Arsenali që dominoi. Ata krijuan më shumë raste se ne, por ne mund të kishim shënuar edhe dy gola të tjerë.

Donaruma bëri disa pritje të shkëlqyera. Nuk ka mbaruar ende. Kjo ishte vetëm pjesa e parë. Kemi edhe të paktën 90 minuta të tjera dhe gjithçka mund të ndodhë. E patë sesi shkoi ndeshja e Arsenalit me Realin.

E dimë që janë një skuadër e nivelit të lartë dhe mund të fitojnë në çdo fushë. Por ne duam të shkojmë në finale dhe do të bëjmë çdo përpjekje për ta arritur këtë”, ka theksuar spanjolli.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

nvidia lancon nje tjete perditesim driveri per serite rtx 50 68124729795b9
Story i mëparshëm

Nvidia lançon një tjetë përditësim driveri për seritë RTX 50

ngritja e youtube moment zgjimi per mediat tradicionale 6812490c16106
Story i radhës

​Ngritja e Youtube, “moment zgjimi” për mediat tradicionale

Të fundit nga

80.000 mijë tifozë anglezë në Bilbao

San Sebastiani ishte arena më e fundit ku huliganët e dy skuadrave finaliste të Ligës së Europës “matën forcat” mbrëmjen e kaluar. Në pritje të aktit të fundit, tifozët e Junajtid dhe
ShkoLartë