Luis Castro për Cristiano Ronaldon

1 minut lexim

Luis Castro, ish-trajneri i Al Nassr, i intervistuar nga Marca, flet kështu për përvojën e tij me Cristiano Ronaldon: “Cristiano ishte, është dhe do të jetë gjithmonë i vendosur të jetë më i miri. Këtë mund ta shihni çdo ditë në çdo stërvitje.

Ai ka një vullnet konstant për të luajtur, për të thyer rekorde dhe për të shënuar golat më të mirë…

Kur je pranë tij, e kupton pse është një fenomen. Ai vazhdon të jetë vendimtar në çdo gjë që bën dhe ndjen një dashuri të madhe për këtë sport”.

CR7 ka shënuar 907 gola në karrierën e tij. A do ta kapërcejë shifrën 1000?

“Nuk do të varet vetëm nga ai. Ne përpiqemi të marrim maksimumin nga Cristiano dhe ia dolëm të sigurojmë që ai të përfundojë 2023 si golashënuesi më i mirë i vitit (54 gola).

Shpresoj që ai të ketë një mjedis mbështetës rreth tij dhe të arrijë të kalojë 1000 gola”.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Pas divorcit, Ben Affleck është fotografuar në shoqëri me asistenten e tij Gigi Foquet

Story i radhës

Bojan Hristovski, drejtor i ri i Agjencisë për Siguri Nacionale

Të fundit nga